Nikaj: Procesi i dialogut kurrë s’ka vuajtur më shumë nga jotransparenca e Qeverisë

Bernard Nikaj, anëtar i kryesisë së PDK-së, teksa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar se procesi nuk ka përjetuar kurrë më parë një nivel kaq të lartë të jotransparencës nga Qeveria

“Procesi i dialogut asnjëherë më parë nuk ka vuajtur nga një nivel kaq i madh i jotransparencës sikur tani”.

Kështu ka deklaruar Bernard Nikaj, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjersa ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga Qeveria në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Nikaj ka përmendur disa çështje kryesore që, sipas tij, sjellin moskuptim në procesin e dialogut.

Një nga pikat kyçe të shqetësimit të Nikaj është vonesa në vendimmarrjen për implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në deklaratën e tij, Nikaj ka theksuar se problemi qëndron në mosdeklarimin e kryeministrit Albin Kurti se nëse do ta implementojë ose jo draftin e Asociacionit.

“Problemi themelor qëndron në atë se kryeministri a do ta implementojë këtë Asociacionin, si do ta implementojë, kur do ta implementojë, apo nuk do ta implementojë. [Në raportimin për opozitën në Kuvendin e Kosovës] shpreh vlerësimet e tij politike, dhe vendit nuk nevojitet një kryeministër analist, por një kryeministër vendimmarrës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Sipas tij, sa më shumë shtyhet ndërmarrja e vendimeve të caktuara, opsionet që vijnë janë të këqija se ato më herët.

“Arsimi duke qenë prioritet, andaj kanë jotansparencë”, ka deklaruar tutje Uran Ismaili i PDK-së.

Ndërsa, analisti Dibran Hoxha ka thënë ta heqin si prioritet arsimin, sepse sipas tij, kur pushteti po e merr si prioritet, po e shkatërron.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika