Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e fajdeve e paraqiti rastin

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se do të kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve që u arrestuan për fajde dje e sot në Pejë, Prishtinë e Gjilan.

Në emisionin “FIVE”, Nikçi ka thënë se sa i përket operacionit kundër fajdexhinjve që u realizua dje e sot nga Policia e Kosovës, viktima e fajdeve ka raportuar vetë rastin në polici.

Me këtë rast, Nikçi ka thënë se me të pranuar informatën pastaj kanë vijuar edhe bastisjet, mbledhjen e informatave dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Do të kërkohet masa e paraburgimit për të dyshuarit e fajdeve. Tani jemi duke grumbulluar informacionet pasi kjo është vepër komplekse dhe duhet sigurim i gjitha provave. Viktima e fajdeve erdhi dhe lajmëroi rastin”, ka thënë Nikçi.

Edhe ish-koloneli, Refki Morina, ka thënë se vepra penale “Fajdeja” është goxha komplekse, pasi viktimat hezitojnë të bashkëpunojnë me organet e rendit.

“Viktimat te këto raste nuk bashkëpunojnë”, ka thënë Morina.

Operacionin e policisë kundër fajdexhinjve e ka quajtur “operacion të mirë e të mirëseardhur” duke thënë se fajdeja si fenomen pas luftës ka marrë hov.

“Operacion i mirë, fajdeja ka marrë hov pas luftës, mendoj se aksioni i policisë dhe i prokurorisë ishte i mirëseardhur”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se deri më tash janë arrestuar 7 persona të përfshirë në veprat penale “fajde” dhe “detyrim”.

Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës në operacionet që pati dje dhe sot në rajonin e Prishtinës, të Pejës dhe të Gjilanit.

“Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla ka thënë se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë ka përfunduar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika