Nimani për videon e VV-së: Është një shantazh i pabazë dhe irritues

Zenun Nimani nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, videon e publikuar nga VV-ja e ka quajtur shantazh të pabazë dhe irritues

Zenun Nimani nga SBASHK





Zenun Nimani nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën është kritikuar opozita duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit” që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.

Në video shihet edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka shpallur greva të përgjithshme që nga 25 gushti, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se ka koalicion me PAN-in.

Këtë video, Nimani e ka quajtur si një shantazh të pabazë dhe irritues.

Ky është një shantazh i pa pikë baze dhe shumë irritues. Rrahman Jasharaj nuk është marrë me politikë pothuajse kurrë, sidomos i treti mandat që është kryetar i SBASHK-ut as me votu nuk ka dalë vetëm të mos etiketohet me një etiketë politike”, ka thënë Nimani.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Nimani ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kohën sa ishte në opozitë, kishte raporte të mira me sindikatën, e veçanërisht me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Është bërë virale marrëveshja që është bërë në vitin 2017, por edhe kryeministri i tashëm ka pasur raporte me Rrahman Jasharin, ka punuar bashkë në shumë çështje dhe me kënaqësinë më të madhe kryeministri i tashëm sa ka qenë në opozitë, çdo kërkesë, çdo herë kur ka kërkuar takim, me kënaqësi e ka pritur Jasharin dhe janë të incizuara premtimet dhe qasja e tij si opozitar”, shtoi ai.

Kjo video vjen në ditën kur grevat janë pezulluar dhe mësimi ka filluar, dhe ditë në të cilën Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë, për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme, por praktikisht në një qëllim”, thuhet në postimin e tyre.

Sipas tyre, opozita kishte vetëm një qëllim.

“Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE”, thuhet më tutje.





Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika