Nipi i dëshmorëve Fazliu: Nuk na kanë thënë se ka dyshime, vetëm na kanë bastisur

Nipi i dëshmorëve Fazliu, Fahri Fazliu lidhur me bastisjen që ndodhi sot është shprehur se "Nuk na kanë thënë se ka dyshime, vetëm na kanë bastisur"

Nipi i familjes, Fahri Fazliu

Sot është bastisur banesa e familjarëve Bahri e Fahri Fazliu nga EULEX-I, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Nipi i familjes, Fahri Fazliu, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk janë njoftuar nga Prokuroria Speciale për bastisjen.

“Sot rreth orës 7 të mengjesit më ka kontaktuar avokati i familjes tonë Artan Qerkini, kam diskutuar me të dhe e kam pyetur, tha është duke u kryer një bastisje nga Prokuroria Speciale dhe EULEX-i, dhe kaq nuk më dha asnjë informacion tjetër”, ka thënë Fazliu.

Fazliu ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që rëndon mbi ta, duke shtuar se Prokuroria Speciale dhe EULEX-i nuk kanë bërë të ditur se kanë ndonjë dyshim, por vetëm se po kryejnë një bastisje.

“E kanë konfiskuar telefonin e babait Fadilit, telefonin e vëllaut Gzimit dhe e kanë konfiskuar një llaptop të punës të babait”, ka shtuar Fazliu.

Të ftuar në studio për të diskutuar lidhur me këtë çështje ishin dhe avokati Skender Musa  dhe avokati Amer Alija, i cili njëkohësisht është nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDhK).

Avokati Skender Musa, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, lidhur me rastin ka thënë se mund të ketë edhe hetime të reja.

Avokati Skender Musa

“Nëse kjo bastisje është bërë pa urdhër të trupit gjykues është shkelje. Nëse është urdhëruar nga trupi gjykues gjatë ose jashtë seance, atëherӕ gjithçka është legale sepse provat mund të mblidhen, të propozohen nç çdo fazë të procedures. Megjithëse është e paraparë të dorëzohen ose te fjala hyrëse ose kur përfundon shqyrtimi i provave të parashtruara nga prokurori. Janë disa prova që nuk presin vonesë sepse mund të shkatërrohen, të tjetërsohen ose kur bëhet fjalë për personat në moshë të shtyer ose të sëmurë”, ka thënë Musa.

Avokati Amer Alija, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, lidhur me rastin ka thënë se nuk kanë informata të sakta se për çfarë kishin të bënin këto bastisje.

Avokati Amer Alija

“Nëse e krahasojmë praktikën vendore, pas përfundimit të hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës atëherë Prokuroria nuk i hap më hetimet por vazhdon në shqyrtimin kryesor”, ka thënë Alija.

Kjo bastisje ka nisur në orët e mëngjesit dhe në vendngjarje ka qëndruar avokati i familjes, Artan Çerkini.

Lexo dhe: Prokuroria Speciale dhe EULEX-i po kryejnë bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika