Nis blerja e teksteve shkollore, prindërit të kënaqur se s’ka mungesa

Shtëpia Botuese “Dukagjini” po shpërndan tekstet shkollore në gjithë Kosovën. Pronarja e librarisë “ABC”, Afërdita Mehmeti, në Gjilan ka thënë se furnizimi me libra është kryer në kohë dhe se ka fluks mjaft të madh të prindërve për blerjen e teksteve shkollore. Këta të fundit shprehen të kënaqur se nuk pati mungesë të librave e të njëjtat, i gjetën lehtë.

Kthimi në bankat shkollore është afruar e kjo nënkupton edhe pajisjen me tekste shkollore të nxënësve.

Në librarinë “ABC” në Gjilan, shitjen e tyre e kanë nisur që nga e hëna me pranimin e teksteve nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

E pronarja, Afërdita Mehmeti thotë se interesimi ka qenë i lartë.

“Me tekset shkollore jemi furnizu me 20 gusht. Ka qenë hapësirë e mire me prindërit, 90 përqind e librave kanë ardh…, përndryshe të Dukagjinit i kemi të gjitha. Veç e treat ditë është që ka fluks të madh, siç po e shihni edhe vet, ka numër të madh të prindërve që po kërkojnë të furnizohen me libra”, ka thënë pronarja e librarisë “ABC”, Afërdtia Mehmeti.

Mehmeti thotë se më së shumti kërkesa ka nga prindërit fëmijët e të cilëve, janë në klasën e gjashtë dhe nëntë.

E me nisjen e procesit, prindërit shprehen të kënaqur se pajisjen me tekste për fëmijët e tyre po e kanë të lehtë.

“I morra librat, të gjitha i gjeta. Boll jom tut që kam me prit në rend po jo, mirë kryva punë, të gjitha u gjenden”, ka thënë Çlirim Bunjaku, prind.

“Nuk është e vështirë se në librarinë “ABC” po gjinden të gjithë librat, ska probleme për ata që po i kërkojnë. Këtu në librari u gjendën të gjitha librat që më nevojiteshin”, ka thënë një prind tjetër, Azem Mujku.

Për nxënësit e Gjilanit, libraria “ABC” do të jetë e hapur nga ora 9:00 deri në 22:00, për t’u pajisur me tekste shkollore.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika