Nis dëshmia e dëshmitarit të 6-të, thotë se ishte larguar nga Kosova për shkak të presionit nga paramilitarët serbë

Dëshmitari i gjashtë me radhë në gjykimin kundër Pjetër Shalës, i cili ka kodin 11, ka thënë se ishte larguar nga Kosova për shkak të presionit nga paramilitarët serbë

Pjetër Shala

Dëshmitari i gjashtë me radhë në gjykimin kundër Pjetër Shalës, i cili ka kodin 11, ka thënë se ishte larguar nga Kosova për shkak të presionit nga paramilitarët serbë.

Këtë deklarim, dëshmitari e dha të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, duke u përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kishim presion prej paramilitarëve serbë dhe u detyruam të ikim, për ta shpëtuar familjen”, ka thënë dëshmitari.

Ai paraprakisht tha se nuk ka qenë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por se para se të largohej për në Shqipëri, kishte qenë në Kosovë kur NATO kishte filluar fushatën bombarduese.

“Po, kam qenë deri më 27 prill në Kosovë, më 27 prill 1999 kam dalë me familje në Shqipëri”, shtoi ai.

Pas kësaj, prokurori nga ZPS, Filippo De Minicis, ka kërkuar që të kalohet në seancë private.

Fillon dëshminë dëshmitari i gjashtë me radhë në rastin e Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë me radhë, me kodin 11, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Dëshmitari i gjashtë ka filluar të merret në pyetje, ku pritet të zgjasë për dy orë e gjysmë.

Pasi dëshmitari bëri betimin, seanca ka kaluar në sesion privat.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e njoftoi dëshmitarin që në disa raste seanca do të jetë private për shkak të temave të caktuara.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika