Nis edicioni i 16-të i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”

Hapjen Zyrtare të Festivalit e bëri Koordinatori dhe Drejtori Artistik i Festivalit "Hyjnesha në Fron", Enis Brahimi, duke u shprehur krenar për vazhdimin e traditës së festivalit që nga viti 2002

Festivali i Filmit “Hyjnesha në Fron”, edicioni i 16- të, nisi me një fjalim nga aktori Muhamed Arifi, udhëheqës i këtij eventi.

Arifi u shpreh i lumtur edhe për pjesëmarrjen e tij si juri, duke ndarë entuziazmin e tij për fushën e kinematografisë para një publiku të mbushur me dashamirës të filmit.

No description available.

Hapjen Zyrtare të Festivalit e bëri Koordinatori dhe Drejtori Artistik i Festivalit “Hyjnesha në Fron”, Enis Brahimi, duke u shprehur krenar për vazhdimin e traditës së festivalit që nga viti 2002.

No description available.

Në ditën e parë u shfaq filmi “Nji prej nesh”, nga regjisori Ergys Meta.

Meta para të pranishmëve, nder të tjera, shprehu se ky film trajton tema që prek shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe se pjesëmarrja në festivalin “Hyjnesha në Fron” lidhet edhe më shumë me pjesën artistike mes dy vendeve.

Festivali “Hyjnesha në Fron” mbahet nga data 15 deri më 17 dhjetor, ku gjatë këtyre ditëve shfaqen shumë filma nga e gjithë bota, si dhe organizohen aktivitete të shumta artistike.

Në ditën e dytë shfaqen 6 filma të metrazhit të shkurtë dhe 2 filma të metrazhit të gjatë.

No description available.

Kujtojmë që në ora 16:00 mbahet Konferencë në nder të jetës dhe veprës se aktorit Xhevat Qorraj.

Ndarja e çmimeve bëhet në ditën përmbyllëse (të dielën) në ora 21:00.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika