Tropoja ka nisur këtë fundnëntor një prej ngjarjeve më inovative kulturore në hapësirën shqiptare.
Më 21–23 nëntor 2025, qyteti verior mikpret edicionin e parë të “Next Generation”, një platformë e re që bashkon artistë, profesionistë të kulturës dhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, duke krijuar ura bashkëpunimi në art, diplomaci kulturore dhe industri kreative.
Për tre ditë me radhë, Bajram Curri do jetë vendi ku do të zhvillohen forume, performanca, punëtori, ekspozita, pop-up stores dhe hapësira interaktive me fokus në kinematografi, artet bashkëkohore, trashëgimi kulturore, muzikë dhe food design.
NEXT GENERATION – PROGRAMI
21–23 Nëntor 2025 | Bajram Curr, Tropojë
DITA 1 – 21 NËNTOR
17:00 – Mbërritja & akomodimi
- Orientim dhe krijim i frymës së bashkëpunimit mes të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.
18:00 – Shfaqje
Lokacioni: Kinoteatri Bajram Curri
“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”
Regji: Gentian Koçi
Bashkëprodhim: Shqipëri–Portugali–Greqi–Kosovë.
20:00 – Shije, Diskutime dhe Sesion DJ
- Darkë e hapur, rrjetizim dhe DJ session.
DITA 2 – 22 NËNTOR
10:00 – Fjalë përshëndetëse
- Lira Pipa – Zëvëndësministre e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shqipëri
- Përfaqësues i lartë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kosovë
- Rexh Biberi – Kryetar i Bashkisë Tropojë
FORUME & HUB-E TEMATIKE
KINEMATOGRAFI – “Bridging Screens”
Lokacioni: Muzeu i Bajram Currit
10:30 – 12:00
QKK Shqipëri & Kosovë • DokuFest • The Albanian Cinematheque
Qëllimi: Nxitja e bashkëprodhimeve Shqipëri–Kosovë dhe krijimi i një rrjeti të përbashkët kineastësh që synojnë tregjet europiane.
Fokusi i hub-it: Diskutim mbi sfidat dhe potencialet e industrisë filmike, nga prodhimi deri te shpërndarja rajonale.
TRASHËGIMIA KULTURORE – “Roots & Routes”
Location: Muzeu I Bajram Currit
10:30 – 12:30
MTKS × GIZ • CHwB Shqipëri & Kosovë • KKTK
Qëllimi: Të rinjtë si aktorë kyç në mbrojtjen, dokumentimin dhe rivitalizimin e trashëgimisë kulturore.
Fokusi i hub-it: Praktikat e restaurimit, programet edukative dhe mënyrat se si trashëgimia gjeneron zhvillim lokal, turizëm dhe punësim.
ARTET BASHKËKOHORE – “Crossroads of Creation”
Location: Muzeu I Bajram Currit
12:30 – 13:30
Autostrada Biennale • Universiteti i Arteve • British Council
Qëllimi: Krijimi i urave mes skenës së pavarur, institucioneve publike dhe platformave ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
Fokusi i hub-it: Modele të reja krijimtarie, projektet bashkëpunuese dhe roli i artistëve të rinj në skenën rajonale.
FOOD DESIGN – “Taste the Region”
Location: Pallati I Sportit, Tropojë
Nga ora 12:00
Gështenja të Tropojës • Mollë të territorit • Buffet me produkte vendase
Qëllimi: Të sjellë identitetin lokal përmes një eksperience shijeje që bashkon traditën me kreativitetin gastronomik.
Fokusi i hub-it: Shije autentike dhe storytelling i produkteve.
MUZIKË – “Sounds Without Borders”
Location: Pallati I Sportit, Tropojë
Nga 13:30 – 14:00
Teatri Operas dhe Baletit • Universiteti I Arteve
Qëllimi: Diplomaci kulturore përmes muzikës dhe krijimi i sinergjive mes artistëve të dy vendeve.
Fokusi i hub-it: Platformë e hapur bashkëpunimi muzikor, ku tradita takohet me rrymat moderne.
PROGRAM ARTISTIK
Location: Pallati I Sportit, Tropojë
12:00 – 13:00 – DJ Redbull ndez ditën me ritme të forta dhe energji që të mbajnë në lëvizje.
13:00 – 13:30 – Tradita takon kontemporanen. Kërcimi i Tropojës dhe balet kontemporan nga Teatri i Operas dhe Baletit.
14:00 – 14:30 – Grupi i Fizarmonikave sjell meloditë më të ngrohta dhe ritmet që nuk harrohen.
14:30 – 16:00 – DJ Redbull rikthen energjinë me një session të gjallë dhe plot vibes.
16:00 – 16:45 – Shpat Deda performancë live dhe emocione.
16:45 – 17:30 – Grupi i Fizarmonikave rikthehet për një session interaktiv.
17:30 – 20:30 – DJ Oda Haliti ndez pedonalen me energji të papërshkrueshme.
POP-UP STORES
Location: Pallati I Sportit, Tropojë
Meet the brands
Fluss Equipe • Atelier Minimal • Malú • Vintage Shop • Qelq TR • Autostrada Biennale
FOOD & DRINK TRUCKS
FRIX • Vidasus
DITA 3 – 23 NËNTOR
10:00 – Explore Tropoja
Eksplorim i natyrës, kulturës, traditave dhe pikave unike të Tropojës.