Nis faza informuese për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe atij për automjete

Mëngjesin së premtes ka nisur periudha informuese, që do të zgjatë deri më 15 Mars, para zbatimit strikt të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet. Me ndryshimet që do të nisin të aplikohen, do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve me targa të huaja e po ashtu vozitjen e këtyre automjeteve nga shtetasit kosovar, e po ashtu për leje qëndrimin dhe lejen e punës për të huajt.

Shtesë aplikimit të procedurës së zakonshme për hyrje në Kosovë, të premten Policia nisi informimin e shtetasve të huaj për ndryshimet në dy ligje.

Teksa pritej nisja e aplikimit të ndryshimeve, nga qeveria mbrëmjen e së enjtes u dha lajmi se një fushatë informuese deri më 15 mars, do t’i paraprijë zbatimit strikt të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete.

“Pas njoftimit të mbrëmshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se faza e parë zbatimi i dy ligjeve përfshin një periudhë informuese, këtu në pikën kufitare në Jarinjë shtetasit e huaj po informohen për procedurat dhe rregullat e reja. Megjithatë, deri tani vetëm verbalisht, pasi Policia kufitare po pret që gjatë ditës të pajiset me materialet informuese”.

Megjithatë, gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme i bëri të qasshme për publikun informacionet e nevojshme.

Referuar Ligjit për të Huajt shpjegohen të drejtat dhe obligimet e shtetasve të huaj mysafirë në Kosovë me rastin e hyrjes, në rast të qëndrimit afat shkurtër, në rastet e punësimit apo qëndrimi për arsye të tjera, e deri tek pasojat në rast të mos-zbatimit të rregullave.

Ndërkaq tek informacionet referuar Ligjit për Automjete, mes tjerash, MPB-ja tregoi se “automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të shtetasit të huaj lejohet të qarkullojë deri në tre muaj nga data e hyrjes në Kosovë”.

Po ashtu, Ministria sqaroi se “automjetin e regjistruar jashtë Kosovës nuk mund ta drejtojë shtetasi kosovar pa praninë e pronarit dhe as të autorizohet që ta qarkullojë atë në Kosovë”.

Zbatimi i këtyre dy ligjeve, krahas shtetasve të huaj, prek edhe një pjesë të komunitet serb në Kosovë që punojnë e funksionojnë me dokumente të Serbisë dhe posedojnë automjete me targa te shtetit fqinj.

Kësisoj ata duhet të pajisjen me dokumente të Kosovës dhe t’i ndërrojnë targat, respektivisht kthejnë në RKS.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika