Nis Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë, “Dukagjini” me tituj të rinj dhe 30% zbritje

Ka nisur sot edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë në Prishtinë, i cili do të mbahet deri më 27 shtator në Amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”.

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, pjesë e këtij panairi, ka sjellë tituj të rinj, botime ekskluzive dhe libra për fëmijë të moshave të ndryshme, ndërsa ka paralajmëruar edhe 30 për qind zbritje.

“Edhe këtë herë, ‘Dukagjini’ po vjen me plot libra të rinj, botime ekskluzive dhe histori që do t’jua zbukurojnë ditët”, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese.

Në stendën e “Dukagjinit” vizitorët mund të gjejnë lektyra shkollore për klasat 1-5 dhe 6-7, serinë e librave të autorit italian Gianni Rodari, serinë “How It Works”, si dhe libra që u ndihmojnë fëmijëve t’i njohin, kuptojnë dhe shprehin ndjenjat.

“Fëmijë të dashur, ju presim në stendën tonë nga data 23 deri më 27 shtator në Amfiteatrin e sheshit ‘Zahir Pajaziti’. Ejani e zgjidhni librin që do t’ju shoqërojë në këtë fillim vjeshte!”, thuhet në njoftim.

Sipas “Dukagjinit”, këta libra u ndihmojnë fëmijëve “t’i njohin, t’i kuptojnë dhe t’i shprehin ndjenjat”, krahas shumë titujve të tjerë për mosha të ndryshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika