Nis fillimi i vitit të ri shkollor në Shqipëri

Në Shqipëri ka nisur viti i ri shkollor. Me këtë rast, presidenti i vendit, Bajram Begaj, përmes një postimi në Twitter, ka uruar të gjithë nxënësit

Ilustrim

Të hënën ka filluar viti i ri shkollor në shtetin e Shqipërisë. Me këtë rast, Presidenti i vendit Bajram Begaj, përmes një postimi në Twitter, ka uruar të gjithë nxënësit. Në postimin e tij, presidenti Begaj u ka uruar të gjithë fëmijëve suksese në nisjen e fillimit të vitit shkollor.

“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes”, shkruan president Bajram Begaj në Twitter.

Risi e këtij viti të ri shkollor në Shqipëri është abetarja e unifikuar Shqipëri-Kosovë.

Për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, është rënduar edhe qarkullimi në trafik në rrugët e Shqipërisë. Sipas Top Channel, në hyrje të qytetit të Tiranës, në zonën “Kthesa e Kamzës”, është dashur ndërhyrja e shumë mjeteve policore, me qëllim zhbllokimin e trafikut.

Nis zbatimin i pari program kodimi në Shqipëri për fëmijët që në klasë të parë

Me fillimin e vitit të ri shkollor nisi edhe zbatimi i kurrikulës së kodimit në klasa të para, në të paktën 100 shkolla të arsimit bazë publik të vendit që janë të pajisura me laborator të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe drejtoreshën e Inovacionit pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Inovacionit, Romina Kostani, të cilët kanë prezantuar këtë risi nga inaugurimi i laboratorit digjital, në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada”.

Pjesë e këtij organizimi ishin përfaqësues nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nxënës të kësaj shkolle, të cilët janë përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti të ri në Shqipëri, mësues e përfaqësues të ndryshëm të institucioneve respektive.

“Angazhimi i ministres përgjegjëse për Rininë dhe Fëmijët në këtë projekt, i cili do të nisë me testimin e tij përgjatë tre viteve shkollore të para deri në zgjerimin e projektit në nivel kombëtar, është konfirmuar që me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe AADF-së, në maj të këtij viti, për krijimin e 100 laboratorëve SMART”, thuhet në njoftimin e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

“Ky program do të zbatohet nga Qeveria shqiptare në bashkëpunim me AADF-në, të cilët do të sigurojnë që të gjithë njohuritë që përfshihen si pjesë e kurikulës, që të jenë në linjë me kërkesat e një tregu gjithmonë e në zhvillim. Ndërsa synon që fëmijët të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të përdorur teknologjinë në mënyrë kuptimplotë dhe produktive, jo thjesht përdorues pasiv”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika