Nis gjykimi në mungesë ndaj Çedomir Aksiq, akuzohet për krime lufte

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar gjykimi në mungesë ndaj, Çedomir Aksiq, i cili është akuzuar për krime lufte në Kosovë. Ky është gjykimi i parë në mungesë ndaj një të dyshuari për krime lufte në Kosovë

Në Gjykatën në Themelore të Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj Çedomir Aksiq, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Ky është gjykimi i parë në mungesë që nis në Kosovë.

Në këtë seancë fillestare, prezentë janë avokati mbrojtës i Aksiq, derisa Prokuroria Speciale ka thënë se pasi i kanë shterur të gjitha mundësitë që kanë pasur për të siguruar prezencën e të akuzuarit, por ka qenë e pamundur, duke treguar se në adresat e banimit në Kosovë nuk ka qenë i akuzuari.

Derisa, sipas prokurores, e njëjta ka ndodhur edhe në Serbi, sepse përmes zyrës ndërlidhëse e juridike ndërkombëtare, pas kërkesës që kanë bërë në përgjigjen që kanë marrë, ka qenë se i njëjti nuk ka qenë në atë adresë.

Derisa kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, ka thënë se ndaj tij është aktiv urdhërarresti ndërkombëtar, është marrë aktvendim që të mbahet gjykim në mungesë ndaj tij.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 maj të këtij viti ka ngritur aktakuzë kundër Aksiq, i cili akuzohet për krime lufte në komunën e Shtimes, konkretisht në fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë. Me ngritjen e aktakuzës, është propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit.

Sipas aktakuzës, thuhet se Aksiq prej periudhës janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal të unifomuar, kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integriteti trupor ose shëndetit dhe frikës ndaj popullatës civile.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika