Nis gjykimi për vrasjen e 23 vjeçarit, kërkohet plotësimi i aktaktuzës

Në Gjykatën Themelore të Pejës ka nisur gjykimi për rastin e vrasjes së 23 vjeçarit Fazli Hoxha. Për vrasjen po akuzohen gjashtë persona, të gjithë anëtarë të një familje, të cilët sipas Prokurorisë fillimisht e kanë rrahur viktimën me mjete të forta dhe më pas e kanë vrarë me armë zjarri. Të pandehurit, sipas Prokurorisë tentuan që t’i vrisnin edhe dy vëllezër të Hoxhës

Numri i të akuzuarve është i lartë.

Prandaj, kryetari i trupit gjykues, në fillim të seancës urdhëron ata të ulen ashtu si janë të renditur në aktakuzë.

Kështu, nisi gjykimi për vrasjen e rëndë të 23 vjeçarit Fazli Hoxha, që ndodhi më 28 prill të vitit 2022 në parkingun e një restoranti në Mirushë të Malishevës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Nderim Gashi, Bastri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi dhe Fahri Gashi, fillimisht e kanë sulmuar viktimën me mjete të forta dhe më pas e kanë privuar atë nga jeta me armë zjarri.

Në aktakuzë, Prokuroria thekson se ata tentuan që t’i privojnë nga jeta edhe vëllezërit e tjerë të Fazli Hoxhës.

Në seancën e së hënës, të pandehurit që vijnë nga e njëjta familje, nuk u deklaruan rreth fajësisë, për shkak që seanca fillestare u shty për 23 shkurt.

Gjykatësi i kërkoi prokurores që ta plotësoj aktakuzën për të pandehurin Ylli Gashi.

Shaqë Curri, kryetar i trupit gjykues ka thënë se “Të qartësohet nëse Ylli Gashi akuzohet për një vepër apo dy vepra penale të ndihmës…”

Mbrojtësit e të akuzuarve kishin edhe kërkesa të tjera.

Emrush Kastrati, avokati ka thënë se “Ndersa e perkrahi vendimin e mbrojtesit. Jane nje familje te gjithe vellezer nga e njejta familje dhe duhet te lirohen. Nuk kam ndonje verejtje qenesore”.

Për ndryshimin e aktakuzës, prokurorja tha se nuk do t’i duhet shumë kohë, por kundërshtoi kërkesën e avokatit Emrush Kastrati.
Lumturie Vuçetaj, Prokurore ka thënë se “ Do ta rivlerësojmë, dhe në afat kohor, sa me të shkurtër, konsideroj brenda javës, do të njoftohet gjykata. Ekzistojne ende parakushtet për të cilat është caktuar dhe vazhduar masa e paraburgimit sipas aktvendimit të gjykates”.

Përveç Fazli Hoxhës që mbeti i vrarë, lëndime kishin pësuar edhe dy vëllezërit e tij.

Këtij incidenti dyshohet t’i ketë paraprirë një rrahje në Itali mes viktimës Fazli Hoxha dhe njërit prej anëtarëve të familjes Gashi.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika