Nis konferenca ndërkombëtare për procesin e ish-krerëve të UÇK-së, Tasholli: Debati duhet të çlirohet nga politika ditore

Ka nisur punimet konferenca ndërkombëtare kushtuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku marrin pjesë ekspertë dhe personalitete të njohura nga fusha të ndryshme.

Duke folur për emisionin FIVE, Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” tha se qëllimi i konferencës është të krijojë hapësirë për dialog dhe diskutim mbi drejtësinë tranzicionale, si dhe për çështjet që lidhen me narrativat historike dhe interpretimin e ngjarjeve të së kaluarës.

Sipas tij, pjesëmarrësit janë figura me kredibilitet profesional dhe moral, të cilët kontribuojnë në debat pa paragjykime dhe pa interesa të politikës ditore.

“Është e rëndësishme që debatin për Specialen ta pastrojmë nga pështyma e përditshme e politikës sonë ditore dhe të zhvillojmë bashkëbisedime të sinqerta”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se konferenca synon të ofrojë një qasje më objektive dhe profesionale ndaj diskutimeve që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë dhe temat e drejtësisë tranzicionale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika