Nis largimi i trupave prej aeroplanit të rrëzuar në Brazil

Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve të vdekur prej një aeroplani të rrëzuar të premten në Sao Paolo.

Për pasojë, të 62 personat në bord kanë mbetur të vdekur.

Guvernatori i San Paolos, ka thënë se trupat e të paktën 21 personave janë nxjerrë, dhe të gjithë janë dërguar në morgun policor.

Kompania rajonale e fluturimeve, Voepass, ka thënë se në aeroplan kanë qenë 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të bordit, mirëpo të shtunën kompania ka thënë se shifra totale e viktimave është 62.

Pozicioni i trupave të vdekur, karakteristikat fizike, dokumentet, dhe të gjitha gjërat tjera, sikurse telefonat, janë duke u përdorur për identifikim, ka thënë zjarrfikësi, Maycon Cristo, në zonën e incidentit, raporton Reuters.

Familjarët e vikamave janë nisur për në Sao Paolo për të ndihmuar në identifikim.

Aeroplani ishte nisur prej Kaskavelit për në San Paolo, dhe është rrëzuar në qytezën Vinhedo, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Sao Paolos.

Kompania franko-italiane, ATR, e cila është në proncësi të gjigantëve Airbus dhe Leononardo, është prodhuese e aeroplanëve të llojit që është rrëzuar.

ATR ka thënë të premten për agjencinë e lajmeve Reuters se, specialistët janë “tërësisht të angazhuar” në hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika