Qeveria e re e Kosovës, e propozuar nga Albin Kurti, është miratuar me 62 vota pro në Kuvendin e Kosovës.
Pas votimit të deputetëve, Kurti siguron mandatin për formimin e Qeverisë së re, ndërsa kabineti i tij qeveritar nis zyrtarisht punën.
Në seancën e sotme, Kurti prezantoi programin qeverisës dhe kabinetin e ri, duke thënë se bëhet fjalë për vazhdim të mandatit të mëhershëm, i cili ishte ndërprerë për arsye procedurale.
Ndërkohë, në kabinetin e ri, Glauk Konjufca është propozuar si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Diasporës.
Pas seancës që u mbajt paraditen e së dielës, ku kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi në zyrën e saj emrin e Albin Kurtit për mandatar të Qeverisë. Më pas, Haxhiu e mandatoi Kurtin e u thirr edhe seanca.
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në seancë ku u votua Qeveria. Të pranishëm ishin deputetë të VV-së, Listës Serbe e disa nga komunitetet.
