Ka nisur edhe tentativa e 44-të për konsistuimin e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së nëntë.

Ndryshe, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar para seancës konstituive se mënyra më e thjeshtë për të zhbllokuar situatën në Kuvend është pjesëmarrja në votim.

“Sot të marrin pjesë në votim – pro, kundër apo abstenim – dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta,” tha ajo.

Kusari-Lila theksoi se retorika politike duhet të kthehet në veprime konkrete, ndërsa kritikoi vazhdimin e fjalimeve në vend të zgjidhjes së ngërçit. Sipas saj, mungesa e pajtueshmërisë po i rikthen të gjithë te interpretimet ligjore dhe Gjykata Kushtetuese.

“Sot të marrin pjesë në votim, pro, kundër apo abstenim, dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta”, tha Kusari-Lila. “Kjo situatë duhet të zhbllokohet dhe ata mund ta përkthejnë këtë qëndrim nga retorikë në veprim konkret. Në ndërkohë që po dështon seanca ata po vazhdojnë me fjalimet e tyre. Kur ka mungesë të pajtueshmërisë po kthehemi të gjithë me interpretimet ligjore të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo.

Deliu-Kodra: Kuvendi po merret peng në kohën kur shteti ka shqetësime të shumta

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se edhe sot pritet të vazhdojë qasja e njëjtë që partia që ka fituar më së shumti ulëse do ta marrë peng Kuvendin në kohën kur, sipas saj, shteti ka shqetësime dhe probleme të shumta.

“PDK-ja do të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses. Kemi deponuar disa vërejtje të tjera në gjykatë për shkak të mosrespektimit të partisë që ka marrë numrin më të madh të ulëseve dhe të marrim përgjigje për shkeljet në arbitraritet të plotë nga kryesuesi. Nuk pres që të kemi reflektim sot. Do të jetë qasja e njëjtë, e marrjes peng të Kuvendit në kohën kur shteti ka shqetësime dhe probleme të shumta. Po e përmend rastin e fundit në Lipjan”, ka thënë ajo para tentimit të 44-t të mërkurën.

Limaj: Zgjidhja është politike, rrugë tjetër s’ka

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se zgjidhja për konstituimin e Kuvendit duhet të jetë politike.

“Tash jemi gati në konsumimin e interpretimeve. Zgjidhja është vetëm për veprimet politike. Kjo po shihet, tanimë po kuptohet. Rrugë tjetër nuk ka. Sipas interpretimit tim, Kushtetuesja ka dashur ta dinamizojë zgjidhjen politike. Ka thënë të intensifikohen përpjekjet për zgjedhjet politike. Për vetë faktin se nuk ka thënë se çka pas 27 korrikut”, ka thënë ai.

Balje: Nuk prhttps://www.dukagjini.com/balje-nuk-pres-asgje/es asgjë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, është shprehur pesimiste lidhur me zhvillimet politike në vend.

Ajo tha se nuk pret asnjë ndryshim, pavarësisht presionit të përditshëm, duke theksuar se mungon vullneti për dialog dhe marrëveshje mes palëve.

Absolutisht asgjë nuk pres. Nuk e besoj se kemi me ndryshu, pavarësisht se çdo ditë presioni është i fuqishëm. Nuk besoj se ka ndonjë marrëveshje dhe nuk besoj se kanë folur mes vete ata që duhet me u ulë dhe të vazhdojën drejt.”, tha ajo.