Nis marshimi në Lipjan pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë

Marshime dhe protesta janë planifikuar pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Njëri ndër to ka filluar tashmë në Lipjan





Marshimi në Lipjan pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë mbrëmjen e së mërkurës ka filluar.

RTV Dukagjini sjell pamje nga marshimi i cili po mbahet nga banorët e komunës së Lipjanit pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë mbrëmjen e së mërkurës, në oborrin e QKUK-së. Ajo dyshohet se është qëlluar me armë nga bashkëshorti i saj.

Krahas kësaj, të enjten e 1 dhjetorit, në Prishtinë, do të protestohet kundër vrasjes së grave.

Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Ju njoftojmë se nesër më 1 dhjetor 2022, në ora 16:00, do të mblidhemi te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ për të protestuar dhe për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. Edhe një burrë sot vrau një grua. Edhe një grua që ra viktimë e patriarkatit që i bën burrat vrasës e grave ua merr jetën. Sot, për të dytën herë brenda javës, u njoftuam edhe nga një vrasje tjetër makabre e një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti i saj në QKUK, në sytë e shtetit. Pesë ditë, dy vrasje”, thuhet në njoftim.

Kësaj thirrjeje, i është bashkangjitur edhe Rrjeti i Grave të Kosovës, ku do të organizojnë protestë në ora 12:00.

Shteti dështoi ta mbrojë 35-vjeçaren shtatzënë, gjithçka që dihet për vrasjen në oborrin e QKUK-së





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika