Ka nisur mbledhja e Komisionit për Legjislacion, ku pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kryetari i këtij komisioni, Vigan Qorolli, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë në mbështetje Projektligjin.
Megjithatë, Qorolli ka thënë se, sipas tij, këto ndryshime është dashur të bëheshin në vjeshtën e vitit 2015.
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion po zhvillohet para se Projektligji të procedohet për shqyrtim dhe votim në Kuvendin e Kosovës.