Nis mbyllja vendvotimeve në ShBA, votimi përfundon në disa pjesë të Kentakit dhe Indianës
Votimet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 kanë nisur të mbyllen zyrtarisht në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Në shtetin e Kentakit dhe në disa zona të Indianës, vendvotimet kanë përfunduar në orën 18:00 sipas kohës së Zonës Standarde Lindore (E). Kjo shënon fillimin e mbylljes së qendrave të votimit në mbarë vendin, ndërsa […]
Votimet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 kanë nisur të mbyllen zyrtarisht në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Në shtetin e Kentakit dhe në disa zona të Indianës, vendvotimet kanë përfunduar në orën 18:00 sipas kohës së Zonës Standarde Lindore (E).
Kjo shënon fillimin e mbylljes së qendrave të votimit në mbarë vendin, ndërsa pjesa tjetër e procesit do të vazhdojë të zhvillohet në zona të tjera.
Votimi do të përfundojë në pjesën tjetër të dy shteteve në orën 19:00, kur do të përfundojë edhe në një pjesë të vogël të shteteve të tjera – përfshirë shtetin ‘swing’ Georgia.















