Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur seancën solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca fillimisht nisi me himnin kombëtar dhe një minutë heshtje për të gjitha viktimat e luftës.

Më pas, Ilir Shaqiri ka interpretuar këngën e njohur, “Sërish vjen Marsi”.

Po ashtu, pas Shaqirit, ka nisur këngën “Mora fjalë”, Shkurte Fejza.