Nis ndeshja Shqipëri-Kroaci

Ka nisur ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë, duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin “Volkspark” në Hamburg

Ka nisur ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë, duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.

Të dyja kombëtaret e kanë këtë ndeshje thuajse vendimtare për fatin e tyre dhe duan të marrin pikët e para në Kampionatin Evropian.

Ndryshe, formacionet zyrtare janë publikuar nga dy selektorët e kombëtarëve, ku trajneri i shqiptarëve, Sylvinho ka bërë dy ndryshime nga ndeshja me Italinë, duke inkuadruar Qazim Laçin dhe Rey Manajn në vend të Taulant Seferit dhe Armando Brojës.

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami;

Kroacia: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic dhe Kramaric.

“Shqipet gati”, Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Shqipëri-Kroaci

Po ashtu, sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të Kampionatit Evropian.

Gjermania do të ndeshet me Hungarinë në orën 18:00, ndërsa Zvicra me Skocinë në orën  21:00.

Sa i përket mbështetjes së ekipit kombëtar të Shqipërisë, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të jetë në stadiumin e Hamburgut për ta përcjellë nga afër ndeshjen e “Euro 2024” mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila luhet nga ora 15:00.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika