Nis numërimi i votave, Erdogan kryeson me mbi 55 për qind
Procesi i numërimit të votave në Turqi tashmë ka filluar. Me rreth 55 për qind të votave, po kryeson presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Aleati kryesor i Erdoganit, Kemal Kiliçdaroglu, deri më tani ka arritur mbi 38 për qind të votave. Në anën tjetër, kandidati Sinan Ogan deri më tani ka grumbulluar 5.37 […]
Procesi i numërimit të votave në Turqi tashmë ka filluar.
Me rreth 55 për qind të votave, po kryeson presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Aleati kryesor i Erdoganit, Kemal Kiliçdaroglu, deri më tani ka arritur mbi 38 për qind të votave.
Në anën tjetër, kandidati Sinan Ogan deri më tani ka grumbulluar 5.37 për qind të votave duke lënë pas kandidatin Muharrem Ince, me 0.57 për qind të votave.
Gjithsej janë gjashtë milionë e 787 mijë e 938 vota të shfrytëzuara, ku prej tyre 6 milionë e 660 mijë e 256 vota janë të vlefshme.
Erdogan: Vazhdojmë të mbrojmë vullnetin e kombit tonë derisa rezultatet të jenë përfundimtare
Po ashtu janë 191 mijë e 214 kuti votimi në 1 mijë e 94 komitete zgjedhore në të gjithë Turqinë.
Sipas rezultateve preliminare, dalja në votim konsiderohet të jetë 88.09 për qind.















