Nis numërimi i votave me postë për balotazhin e 9 nëntorit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë nga jashtë vendit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Ai bëri të ditur se deri më tani janë vlerësuar 12,018 pako me fletëvotime, prej të cilave 8,932 janë aprovuar dhe 3,086 janë refuzuar. Shkaku më i shpeshtë i refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,009 raste.

“Ju njoftojmë se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe të cilat i takojnë zgjedheve të raundit të dytë për Kryetarë të 18 komunave. Gjatë ditës së premte, është përmbyllur procesi i vlerësimit të 12,018 pakove me fletëvotime që janë sjellur deri më tani në Kosovë. Për shkak të largësisë, ende nuk janë sjellur në Kosovë 519 pakot me fletëvotime nga kutitë postare në ShBA, Kandadë dhe Australi, vlerësimi dhe numërimi i të cilave do të bëhet pasi të arrijnë”, deklaroi Elezi.

Tutje, zëdhënësi theksoi se priten të arrijnë edhe 519 pako të tjera nga SHBA, Kanadaja dhe Australia, të cilat për shkak të largësisë ende nuk kanë mbërritur në Kosovë.

Elezi tha se gjatë 11 dhe 12 nëntorit janë tërhequr gjithsej 13,084 pako të supozuara me fletëvotime nga 22 shtete, ndërsa numri i votuesve të regjistruar me postë për këto komuna është 29,752.

“Nga procesi i vlerësimit të 12,018 pakove me fletëvotime që janë sjellur deri më tani në vendin tonë, janë aprovuar 8,932, ndërkaq janë refuzuar 3,086. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 3,009 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ. Më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime. Numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës dhe që i takonin këtyre 18 komunave është: 29,752. Pas numërimit, rezultatet do të publikohen në platformën e KQZ-së për rezultate.  Po ashtu ju njoftoj se në këtë platformë janë publikuar edhe rezultatet nga procesi i numërimit të rreth 750 zarfeve me fletëvotimeve me kusht dhe 1,441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, ka shtuar ai./EO

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika