Nis operacion kërkimi në Gjilan për një fëmijë të zhdukur
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e një fëmije të zhdukur në Gjilan. Në një njoftim të publikuar të dielën në Facebook, SHKKSH bëri të ditur se ekipet e saj janë angazhuar në terren dhe po punojnë ngushtë me autoritetet lokale dhe qytetarët për lokalizimin sa më të […]
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e një fëmije të zhdukur në Gjilan.
Në një njoftim të publikuar të dielën në Facebook, SHKKSH bëri të ditur se ekipet e saj janë angazhuar në terren dhe po punojnë ngushtë me autoritetet lokale dhe qytetarët për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion të vlefshëm të na kontaktojnë në numrin emergjent 045-112-102 ose të njoftojnë autoritetet përkatëse. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm,” thuhet në komunikatën e shoqatës.
Familja ka kërkuar gjithashtu ndihmë për gjetjen e djalit të tyre, Alpi, duke publikuar numrin e tyre të telefonit në rast se e gjejnë ose e shohin diku.
“Miq, shokë e dashamirë kushdo që e sheh ndalone dhe n’a njoftoni 049902750!”.















