Nis procesi mësimor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Këtë të hënë ka filluar procesi mësimor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Fotoilustruese

Këtë të hënë ka filluar procesi mësimor në nivelet e arsimit parauniversitar pas pushimit dimëror prej pesë ditësh.

Nxënësit në arsimin parauniversitar për katër muaj radhazi zhvilluan procesin mësimor me intensitet të shtuar, duke punuar për tetë javë edhe ditëve të shtuna.

Pushimi dimëror u realizua vetëm 5 ditë, nga 30 janari deri më 3 shkurt të vitit 2023.

Ky zhvillim i procesit mësimor në këtë formë nga mësimdhënësit është cilësuar si ngarkesë, dhe arritje jo e kënaqshme e rezultateve.

Psikologët vënë në dukje se arritje të kënaqshme mësimore shënohen te nxënësit, nëse pas çdo dy muajsh proces mësimor, pushohet nga një javë.

Kujtojmë se vitin e kaluar nxënësit nuk kishin mbajtur mësim për një muaj si pasojë e grevës së përgjithshme në arsim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika