Protesta kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe e paralajmëruar për ditën e shtunë ka filluar.

Ekipi i RTV Dukagjini, që po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tashmë ka arritur në vendngjarje bashkë me bashkëpartiakët e tij.

Në protestë janë parë Gani Koci dhe Hisen Berisha nga PDK dhe Faton Klinaku nga OVL-UÇK.

Pas marrëveshjes në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq të arritur në Ohër të Maqedonisë më 18 mars, protesta u paralajmërua nga kryetari Molliqaj.

Nga PSD-ja kërkohet edhe dorëheqja e Kurtit.