Nis protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, ka filluar protesta e pjesëtarëve të komunitetit serb të cilët po kundërshtojnë hapjen e saj për trafik.

Kjo urë ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe.

Serbët janë mbledhur në anën veriore të Urës së Ibrit të mërkurën, për siç kanë thënë, “gjendjen e keqe në të cilën po jetojnë”.

Protesta po zhvillohet e qetë dhe po mbahet me fjalimin e disa pjesëmarrësve.

Në mesin e protestuesve shihen parulla të tilla si: “Në urë e kemi mbrojtur mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”, “Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës për gjithçka” etj.

Në protestë shihet edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek dhe anëtarët e kësaj liste Igor Simiq dhe Slavko Simiq.

Sipas mediave në Serbi, në protestë do të kërkohet edhe moshapja e Urës së Ibrit, të cilën po e kërkon me ngulm Qeveria e Kosovës e që ka hasur në kundërshtim të ndërkombëtarëve.

Serbët në veri pritet të protestojnë sot

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, protesta do të mbahet në sheshin “Car Lazar” me arsyen se “serbët janë në gjendje të keqe”.

“Grup i qytetarëve e ka lajmëruar protestën e nesërme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin ‘Car Lazar’. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësinë publike”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq, mbrëmë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përhapje të pretendimeve të rrejshme, me qëllim të krijimit të frikës dhe reagimit nga KFOR-i në Mitrovicë.

Sipas Kurtit, deklaratat e fundit të Vuçiqit se shqiptarët do të mblidhen te Ura e Ibrit janë të pavërteta dhe synojnë të tensionojnë situatën.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika