Nis protesta në përkrahje të minatorëve të Trepçës

Ka nisur protesta e paralajmëruar në përkrahje të minatorëve të Trepçës, e organizuar nga familjarët e minatorëve që gjenden brenda në minierën e Trepçës dhe nga Sindikata e Minatorëve

Foto nga vendi i ngjarjes, gazetarja Vlora Selimi, RTV Dukagjini

Ka nisur protesta në përkrahje të minatorëve të Trepçës, e organizuar nga familjarët e minatorëve që gjenden brenda në minierën e Trepçës dhe nga Sindikata e Minatorëve.Kjo protestë është organizuar nga familjarët e minatorëve që gjenden nën 800 metra nën tokë dhe nga Sindikata e Minatorëve.

Kjo protestë është duke u mbajtur  përballë objektit të menaxhmetit të Trepçës.

Sot është dita e tretë e grevës së urisë, ata jo vetëm se janë duke mbajtur grevë por kanë refuzuar edhe ushqimin dhe pijet tash e dy ditë.

Pamje nga vendi i ngjarjes, foto Vlora Selimi, RTV Dukagjini

Ndryshe, Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se greva e urisë e minatorëve të Trepçës do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.

Ai, në emisionin “Five”, tha se kërkesa e parë është që të mos ketë më vonesa në pagesa, të shkarkohet menaxheri i ndërmarrjes Trepça dhe pika e tretë sigurimi shëndetësor dhe plotësimi i kushteve për punë.

“Është ekzekutuar pjesa e mbetur e pagës sot, mirëpo aty me kërkesat që kanë dalë nga grevistët minatorë, janë tri kërkesa. Pagat të mos ketë vonesa në vazhdim… pika e dytë lirimi nga detyra i menaxherit të ndërmarrjes dhe pika e tretë sigurimi shëndetësor dhe plotësimi i kushteve”, tha ai.

Përndryshe, gazetarja Vlora Selimi është duke përcjellur nga afër grevën e urisë nga minatorët e Trepçës, të cilët janë në një thellësi prej 800 metrash nën tokë.

Selimi ka potencuar se gjatë qëndrimit të saj gjatë ditës së djeshme me minatorët nën tokë prej 800 metrash thellësi, ka qenë një “ndjenjë e papërshkrueshme”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika