Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur zyrtarisht publikimin e rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përmes platformës online zyrtare.

Në një nga qendrat e para të votimit të publikuara, Partia Socialiste ka marrë 130 vota, ndërsa Partia Demokratike 52 vota.

Këto janë vetëm të dhënat fillestare nga një prej gjithsej 5.225 qendrave të votimit në vend. Procesi i numërimit dhe publikimi i rezultateve vijon në kohë reale.

Rezultatet përditësohen vazhdimisht dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejt KËTU.