Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Ekonomia Online.

Në seancat paraprake, Krasniqi e kishte cilësuar aktakuzën si të montuar dhe ka theksuar se qëndrimi i tij pesëmujor në paraburgim është i padrejtë.

Sipas aktakuzës, ai, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohet për dëmtim të buxhetit të shtetit me rreth 37 milionë euro.

Sot mbahet seanca e radhës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi