Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e njohur si “Banjska”, ku tre të akuzuarit janë sjellë përballë trupit gjykues për vazhdimin e procesit.
Të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, po përballen me akuza që lidhen me përfshirjen e tyre në sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska, në komunën e Zveçan.
Gjatë seancës së sotme, Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të paraqesë fjalën përfundimtare.
Rasti “Banjska” lidhet me një nga ngjarjet më të rënda të sigurisë në Kosovë në vitet e fundit. Gjatë sulmit ndaj Policia e Kosovës, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.