Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pas tri ndërprerjeve brenda më pak se një jave, sot ka rifilluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është paraparë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe emërimi i pesë nënkryetarëve. Seanca është vazhdimi i katërt i përpjekjeve për të konstituuar organin më të lartë legjislativ të vendit, pas zgjedhjeve të fundit […]
Pas tri ndërprerjeve brenda më pak se një jave, sot ka rifilluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është paraparë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe emërimi i pesë nënkryetarëve.
Seanca është vazhdimi i katërt i përpjekjeve për të konstituuar organin më të lartë legjislativ të vendit, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Deri më tani, përplasjet ndërmjet partive politike dhe mungesa e dakordimit për kandidaturat, në veçanti për postin e kryetarit të Kuvendit, kanë pamundësuar përmbylljen me sukses të këtij procesi.















