Nis seanca ndaj ish-kryeministrit Berisha, ai zgjedh të mos shkojë në gjykatë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zgjodhi të mos marrë pjesë në seancën gjyqësore të 26 dhjetorit, e cila është thirrur për të vendosur masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi u paraqitën në GJKKO. Në të njëjtën kohë, Berisha ka njoftuar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD

Sali Berisha, kryetari i Patisë Demokratike në Shqipëri

Në mëngjesin e 26 dhjetorit, derisa Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi u paraqitën në dyert e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar (GJKKO-së), ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vendosi të mos marrë pjesë në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj tij për vendosjen e masës së sigurisë.

Në të njëjtën kohë, Berisha ka paralajmëruar një bashkëbisedim me të rinjtë e forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD).

Gjykata e Posaçme është në proces të vendosjes për fatin e Berishës, duke shqyrtuar ashpërsimin e masës së dhënë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Kjo masë erdhi pasi Berisha nuk respektoi vendimin e Gjykatës të 20 tetorit, që përcaktonte detyrimin e tij për paraqitje dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit.

Seanca, e cila do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka – një figurë që Berisha nuk ka ngurruar të sulmojë – pritet t’i dëgjojë argumentet e palëve përpara se të marrë një vendim.

Kjo situatë vjen pasi Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota pro, miratoi një kërkesë të SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën.

Kuvendi gjithashtu i ka dërguar SPAK dokumentin zyrtar që tregon se imuniteti i ish-kryeministrit është hequr.

Në një zhvillim tjetër, një ditë më vonë në Gjykatën e Lartë do të vendoset për fatin e vulës së Partisë Demokratike.

Gjyqtarët do të shqyrtojnë se kush midis grupit të Lulzim Bashës dhe atij të drejtuar nga Berisha, ka të drejtë të mbajë logon e vulës.

Gjithashtu, në seancë do të jepet vendimi për rekursin e depozituar nga grupi i Berishës.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika