Nis seanca për formimin e Qeverisë së re (VIDEO)
Ka nisur me mbi një orë vonesë seanca për formimin e Qeverisë. Kryeparlamentari, Dimal Basha, u shpreh se të pranishëm në sallë janë 113 deputetë, njofton Dukagjini. Kujtojmë se nuk dihet nëse mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, i ka siguruar numrat e nevojshëm për të krijuar Qeverinë. Megjithatë Partia Demokratike e […]
Ka nisur me mbi një orë vonesë seanca për formimin e Qeverisë.
Kryeparlamentari, Dimal Basha, u shpreh se të pranishëm në sallë janë 113 deputetë, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se nuk dihet nëse mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, i ka siguruar numrat e nevojshëm për të krijuar Qeverinë.
Megjithatë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërin e Kosovës kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje.















