Nis seanca për vrasjen e Marigona Osmanit, sot thuhen fjalët përfundimtare në Gjykatë

Këtë të martë ka filluar seanca gjyqësore për vrasjen e Marigona Osmanit, me të akuzuar Dardan Krivaqa dhe shokun e tij Arbër Sejdiu.

Këtë të martë ka nisur seanca gjyqësore për vrasjen e Marigona Osmanit, ku po gjykohen të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Më 22 gusht 2021 ishte njoftuar se një 18-vjeçare ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt. Të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje janë Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Në seancën e kaluar, Arbër Sejdiu kishte rrëfyer orët e fundit të së ndjerës.

“Momentin që e kam pa tu e shtyp në gjoks, dhe tu i dhanë frymë Marigonës, nuk e di sa u kon ora, po e di që pak kohë para se me dalë ne prej banesës. Unë në gjendjen e rënduar e kom pa Marigonën kur ia ka hekë jorganin e më ka pyet a ka dekë?”, ka theksuar Sejdiu.

Teksa, Krivaqa e kishte shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, Sejdiu kishte rrëfyer për marrëdhëniet që kishin pasur tash e ndjera (Marigona Osmani) dhe i akuzuari për vrasje (Dardan Krivaqa).

“Marigonës, Dardani i ka thanë kom me t’rreh, kom me ta rreh babën, nanën, tani Dardani ka dalë deri poshtë. I kam shku në dhomë të ndjera, kam nejt në prag, i kam thanë sa të jem këtu, s’ka askush që guxon me t’prek, sa të jem këtu, i kam thanë mos ta nin se s’ka me gjet kurgjo në kamera, se ai e kërcënojke, që kam me gjetë diçka në kamera. S’më ka thanë asgjë ajo, edhe unë ja kam mshelë derën e kam prit Dardanin, më kujtohet që Marigona i ka pas sytë haptë shumë si me qenë e droguar, se edhe vetë kam qenë”.

“ E zhveshur, me ‘çivita’, as në filma s’kam pa” Sejdiu ka përshkruar momentin kur sheh Krivaqën duke i dhënë ndihmën e parë Marigona Osmanit.

“…nuk e di se çka të them, më duken shumë pamje të trishtueshme fotografitë e autopsisë, nuk e di kur kanë ndodhë këto lëndime, kanë mujt me ndodhë kur jam kan aty, ky ka pasë një muzikë me zë të lartë në banesë, më dhomë, s’kam dëgju brima kam dëgju muzikë” Në momentin e fundit e kam pa Dardanin tu e trus në gjyks dhe i jepke frymë nga goja, i jepke ndihmë të parë, ajo ka qit gjak, ka qit zi. Dardani u kanë si tu kajt, i kom thanë veshe qoje në spital, u kanë desh, edhe u kanë me qivita, as film s’kam pa ashtu. Kom menu veç qysh me çu në spital çikën, s’e di a u kanë gjallë a dekë, sytë i ka pas qelë, haptë. I kom than a t’nimoj me bajt Marigonën, ka thanë e baj vetë, e kom thirrë liftin, jam nda prej tyne poshtë. Unë kam vrapu në drejtim të spitalit, për një moment s’e pashë Dardanin, i kish hup fuqia s’mujke ma me çu, e kena kap bashkë e kena çu në spital e kena dorëzu, kena qëndru disa minuta. Dardani ka vjellë qaty, ka dalë i pari, unë pas tij.

Unë kam pas mendim që çika ka me pshtu, në spital s’kam nejt se ka pas shumë mjekë e policë jam tut. Kur e kemi pa në lajme që ka ndërru jetë, më ka thirr Dardani mu taku. I kam thanë duhet me shku në polici, mu dorëzu, s’ka ardhë. Kam shku vetë kam deklaru në atë gjendje që kam qenë. Ai s’e ka ditë që kam me shku në polici“.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika