Nis sezona verore në Hangover Club

Gjakova njihet si qyteti me jetën e gjallë të natës. Këtë epitet e ka marr edhe nga klubi Hangover, i cili tash e disa sezone ka mbledhur mijëra adhurues te muzikes nga mbare trojet shqiptare, por edhe më gjerë

Hang Over Club nis sezonin

Duke qenë një prej klubeve më të suksesshme në vend, shumë të rinjë po prisnin me padurim që të hapen dyert e “Hangover”, i cili këtë vit solli një atmosferë më ndryshe.

Pronari i klubit “Hangover”, Valdrin Rizvanolli për RTV Dukagjini ka treguar se ndihet mjaft i lutmtur dhe thjesht krenar që klubi është rihapur përsëri duke marrë parasysh edhe sfidat në të cilat ka kalur.

Valdrin Rizvanolli

E i gjithë klubi ishte i mbushur me të rinjë e të reja të cilët kishin ardhur për të kaluar momente të paharruar. Për vajzat, idolli ishte edhe reperi shqiptar Noizy, e brohortijet e tyre u dëgjuan në gjithë sallën në moment kur ai ia nisi këngës duke e bërë kështu edhe hapjen e kësaj nate.

Atmosfera u ndez edhe më shumë, falë performancës së reperit shqiptar Noziy, ai i cili ngjalli nostalgji me këngë të vjetra, por nuk i ka lënë anash edhe hitet e fundit.

Noizy

Përveç Noizy-t, në këtë mbrëmjë performoi edhe artistja shqiptare Dhurata Dora.

Dhurata Dora elgante, e mjaft energjike këndoi hitet e saj më të reja por edhe atë duet ku në një moment ajo interpretoi së bashku edhe me Noizyn.

Dhurata Dora

Ne morrëm edhe disa përshtypje nga klientët e klubit të cilët e frekuentojnë përherë këtë vend. E nga fytyra publike takuam konkurrentin e spektaklit më të përfolur në trojet shqiptare “përputhen”, Andi Artani, i cili kishte ardhur thjesht të relaksohej nga obligimet e tij ditore.

Hangover Club i i cili gjendet në qytetin e bukur të Gjakovës, do të vazhdoj të jetë i hapur për gjithë sezonin veror, duke plotësuar kështu edhe shijet e të gjithë klientëve.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika