Nis shpërndarja e dollapëve për klasat 1-5 në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, ka njoftuar se në shkollat e Prishtinës po vendosen dollape të fëmijëve për klasat e para deri në klasat e pesta

Dollapet e vendosura ne objektet shkollore te komunes Prishtines

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se nga e martja e 14 shkurtit, në të gjitha shkollat e kryeqytetit ka filluar furnizimin me dollape të fëmijëve për klasat e para deri në klasat e pesta.

Musmurati ka theksuar se “në çdo takim me prindërit e fëmijëve të kësaj grupmoshe, kam marrë ankesa për peshën e rëndë të çantave”.

Sipas një hulumtimi të bërë nga një shkollë fillore e Prishtinës, nxënësi i klasës së parë që ka peshë trupore rreth 23 kilogramë, e bart çantën mesatarisht 4 kilogramë e 170 gramë. Ndërsa, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pesha fizike që bartin fëmijët nuk duhet të jetë mbi 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve, pra 2.3 kilogramë.

“Kemi blerë dollapë metalikë që i rezistojnë kohës dhe që janë tejet të përshtatshëm për fëmijë. Po fillojmë me shkollat ‘Hasan Prishtina’, ‘Ismail Qemaili’ dhe ‘Naim Frashëri’ që të vazhdojmë në të gjitha shkollat e Prishtinës” ka deklaruar ndër të tjera Musmurati.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika