Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka njoftuar nisjen e shpërndarjes së rreth 5 mijë teksteve të unifikuara fizike dhe digjitale të "Gjuha shqipe dhe kultura shqipe" për nxënësit shqiptarë në diasporë, për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe sipas marrëveshjes me Kosovën

Tashmë ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë.

Kështu ka njoftuar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, duke theksuar se rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Pra, siç ka thënë ai, të mundësohet mësimi i gjuhës shqipe, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij, Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III.

Ndërsa, ai ka thënë se tekstet e  tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, mund lexohen dhe shkarkohen falas në faqen zyrtare.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika