Nis shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur sot (e enjte) shqyrtimi gjyqësor ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Në këtë rast akuzohen vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, të cilët Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ngarkon për sulmin e 29 nëntorit 2024 ndaj kësaj infrastrukture kritike.

Trupi gjykues përbëhet nga Vesel Ismaili, kryetar i trupit gjykues, dhe anëtarët Kujtim Krasniqi e Leon Përlaska.

Seanca ka nisur me paraqitjen e palëve në procedurë, ndërsa fjalën hyrëse pritet ta ketë prokurori special Bekim Kodraliu.

Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2025, mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar përjashtimin e prokurorit Kodraliu nga rasti, kërkesë e cila ishte mbështetur edhe nga avokatët e dy të akuzuarve të tjerë. Për këtë arsye, seanca ishte ndërprerë.

Megjithatë, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, e kishte refuzuar kërkesën për përjashtimin e prokurorit Kodraliu. Pas kësaj, në seancën e 16 shkurtit 2026, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 9 dhjetor 2025 nga Prokuroria Speciale, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, akuzohen për sulmin e kryer më 29 nëntor 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas aktakuzës, dy vëllezërit Viqentijeviq dyshohet se më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, kanë vendosur eksploziv në pjesën e kanalit të Ibër-Lepencit, i cili është një infrastrukturë publike me rëndësi për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për nevojat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në prodhimin e energjisë elektrike.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika