Nis “Sunny Hill”, Dua Lipa: Ndihem mirë që jam në shtëpinë time

Ka nisur Festivali “Sunny Hill”, ku do të performojë ylli i muzikës botërore Dua Lipa dhe shumë yje të tjerë ndërkombëtar. Ndërsa, pak para nisjes së festivalit, Dua Lipa bashkë me babanë e saj e edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dolën në konferencë për medie ku kanë dhënë edhe detaje rreth festivalit

Foto nga konferenca e mbajtur nga Dua Lipa dhe babai i saj

Pak para nisjes së festivalit “Sunny Hill”, ylli botëror me origjinë nga Kosova Dua Lipa bashkë me babanë e saj dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dolën në konferencë për medie ku kanë dhënë edhe detaje rreth festivalit.

Dua u shpreh e emocionuar para performancës. Për katër ditët e ardhshme Parku i Gërmisë në Prishtinë do të jetë nikoqir i Festivalit “Sunny Hill”.

Në skenën e këtij festivali do të ngjiten emra të mëdhenj të muzikës botërore.

E natën e parë, përformuesja kryesore do të jetë vetë Dua Lipa. Ajo në konferencë për medie para performimit tha se ndihet krenare që është në Prishtinë.

Dua Lipa

“S’kam përgatit diçka special por deshta t’iu falënderoj për suportin. Ndihem shumë krenare që jam kërtu, që e kam mundësinë me pru performancën. Shpresoj që ju pëlqen e kënaqeni sot. Faleminderit shumë, dhe shumë po ndihem mirë që jam në shtëpi timen e në vendin tim. Është ëndërr e madhe. Shpresoj që keni me u kënaq”, ka thënë Lipa, ylli i muzikës.

Këtu u fol edhe për problemin që ishte para disa javësh mes institucioneve e organizatorëve për dhënien në shfrytëzim të tokës në Bërnicë.

“Do ta kemi një marrëveshje e cila po shpreson që ma në fund do të rezultojë pozitivisht. Kemi pas premtime e marrëveshje edhe më përpara me kryetarët e kaluar por ato marrëveshje kanë mbetur të pa kompletuara, të papërfunduar  e nuk janë respektuar. Po shpresoj që brenda vitit do të do të kemi premtimet jo vetëm Komuna ndaj komunës por edhe fondacioni ndaj komunës”, ka thënë organizatori i festivalit Dukagjin Lipa.

Dukagjin Lipa

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kanë luftuar shumë që Sunny Hill të jetë në Prishtinë.

“Me kënaqësinë më të madhe do të japim nënshkrimin. Ne I mbajëm premtimet. Kemi luftuar shumë që Sunny Hill të jetë në Prishtinë. kemi knaqësinë që Sunny Hill të jetë në Prishtinë, normal shtëpia e vet Duas me u ndi edhe në aspektin fizik, hapësira dhe gjithë kjo energji pozitive që jep Dua të shpërndahet në gjithë kryeqytetin”, ka thënë kryetari Rama.

Përparim Rama

Në bazë të biletave të shitura bashkë me të ftuarit, pritet që rreth 20 mijë personna të jenë të pranishëm çdo mbrëmje.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika