Nis takimi i Osmanit me Escobar-in dhe Lajçak-un

Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura, ndërsa pas përfundimit të takimit nuk është paraparë deklarim për media. Escobar dhe Lajçak pas takimit më Osmanin do të zhvillojnë një takim më tre liderët opozitarë

Ka filluar takimi në mes të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa pas përfundimit të takimit nuk është paraparë deklarim për media.

Dy të dërguarit pas takimit me Osmanin do të zhvillojnë një takim më tre liderët opozitarë.

Vizita e tyre në Kosovë po zhvillohet në momentin kur në veri të vendit po zhvillohen protestat tash e një javë.

Mbrëmjen e së hënës, Lajçak dhe Escobar kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Këtij të fundit ia kanë shprehur tri kërkesat e ndërkombëtarëve për të depërshkallëzuar situatën në veri.

Pas Kosovës, dy emisarët do të shkojnë në Serbi.

Kurti pas takimit me emisarët: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika