Nis takimi Kurti – Borrell dhe Lajçak

Pas përfundimit të takimit me presidentin serb Vuçiq ka nisur takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi i Kurtit vjen pas përfundimit të takimit të Lajçak e Borrell me presidentin serb Vuçiq.

Ndërkaq, takimi trilateral pritet të nisë me fillim nga ora 13:30.

Para takimit, Kurti ishte shprehur se në Ohër është për marrëveshje e jo vetëm për bisedime sa për të biseduar.

“Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë me marrëveshje…Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se akoma nuk ka një tekst përfundimtar të marrëveshjes.

“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit, sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve, nuk mund të ketë marrëveshje.”, ka deklaruar ai.

Kurti në Ohër: Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje (VIDEO)

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika