Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
Ka nisur takimi në mes të kryeministri Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë takim përveç tyre po marrin pjese edhe shefat e grupeve parlamentare, Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosja dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja. Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda […]
Ka nisur takimi në mes të kryeministri Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Në këtë takim përveç tyre po marrin pjese edhe shefat e grupeve parlamentare, Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosja dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30.
Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën për këtë takim, duke theksuar dallimet në prioritetet politike.
Ndonëse ftesa në takim u shkoi të gjithëve për një darkë pune lidhur me plotësimin e agjendës legjislative për sezonin pranveror në Kuvendin e Kosovës, vetëm Krasniqi personalisht është përgjigjur pozitivisht për pjesëmarrje, ndërsa, LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se me këto tema merren krerët e grupeve parlamentare dhe jo kryetarët e partive.
Refuzimet për takime të liderëve të partive opozitare shihen si krejt normale.
Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti ka qenë lideri i vetëm që për asnjë temë nuk ka gjetur konsenus me partitë në Kosovë.















