Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel
Ka filluar një takim trepalësh mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, me ndërmjetësuesin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar. Për dallim nga takimi i javës së kaluar, më 19 mars, kur Lajçak […]
Ka filluar një takim trepalësh mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, me ndërmjetësuesin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar.
Për dallim nga takimi i javës së kaluar, më 19 mars, kur Lajçak së pari mbajti takime ndarëse me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, në takimin e sotëm ai i takoi ata menjëherë në një takim trepalësh.
Takimi i së hënës është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit.
Ata pritet t’i diskutojnë propozimet e secilës palë gjatë këtij takimi, raporton Radio Evropa e Lirë.
Megjithatë, akoma nuk dihet nëse palët kanë respektuar afatet kohore, pasi ishin dakorduar që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars.
Një raund i negociatave ndërmjet ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë u zhvillua më 27 shkurt në Bruksel, por përfundoi pa rezultate konkrete.















