Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka nisur të largohet përfundimisht nga objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok, por nuk do të largohen plotësisht nga këto qytete.

Ndërsa, angazhimin e tyre nuk do ta ndalin në komunën e Leposaviqit.

Marrëveshja e Bratisllavës mesa duket do të fillojë të zbatohet të enjten, më 13 korrik, tri ditë pasi ishte arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Burimet e RTV Dukagjini mësojnë që pas një muaji e gjysmë, trupat e njësisë më elitare të Policisë do të largohen nga objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut.

Por, kjo nuk do të ndodhë në Leposaviq, marrin vesh burimet e RTV Dukagjini.

Kjo vjen pas një marrëveshjeje të së martës në Bratisllavë, në pikën e parë të së cilës thuhet që Kosova zotohet që do të fillojë tërheqjen e zyrtarëve policorë në masë 25%.

Nis tërheqja e zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri