Nis tentativa e pestë për konsistuimin e Kuvendit

Në seancën e sotme, e pesta me radhë deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht. Në sallë janë 115 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por nuk është e qartë nëse i ka votat e nevojshme.

Haxhiu dështoi të emërohej në seancën e 19 prillit, pasi i mori vetëm 57 vota nga 61 të nevojshme në dy tentime radhazi, ndërsa nuk u hodh fare në votim në atë të 21 prillit.

Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Në rast se Kuvendi konstituohet sot në përpjekjen e katërt, atëherë do të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika