Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të miturit.

Sipas njoftimit, procesi mësimor këtë vit ka nisur në ambiente të rinovuara dhe të përgatitura me përkushtim nga vetë të miturit, përmes punës praktike dhe aftësimit profesional, njofton Dukagjini.

“Ky proces është realizuar nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë për koordinimin e procesit mësimor, Bekim Miftari, dhe me mbështetjen e stafit të QEKL-së. Fillimin e vitit të ri shkollor e uroi edhe U.D. Drejtori i Qendrës, Fitim Bërbatovci, i cili u dëshiroi të miturve dhe stafit mësimdhënës një vit të suksesshëm dhe sa më shumë arritje. Puna e përbashkët në përgatitjen e ambienteve mësimore dëshmon rëndësinë e edukimit, aftësimit profesional dhe punës praktike si shtylla të rëndësishme në procesin e risocializimit dhe përgatitjes së të miturve për një të ardhme më të mirë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika