Nisin diskutimet për krijimin e policisë së kryeqytetit pas incidentit në “Bon Vivant”

Si një hap “urgjentisht i nevojshëm” është cilësuar krijimi i policisë së kryeqytetit nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për çka edhe ka nisur diskutimet. Ky reagim i Ramës vjen pas të shtënave me armë në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë, me ç’rast humbi jetën një person dhe u plagosën 17 të tjerë

Një takim urgjent për krijimin e Policisë së Kryeqytetit pas incidentit në “Bon Vivant” është mbajtur në mes të kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama, drejtorit për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe drejtorit të Policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari Rama përmes një postimi në Facebook. Ai ka deklaruar se krijimi i Policisë së Kryeqytetit mbetet një hap “urgjentisht i nevojshëm”.

“Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në #kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë”, ka shkruar Rama.

Ky reagim i Ramës vjen pas të shtënave me armë në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë me ç’rast  humbi jetën një person dhe u plagosën 17 të tjerë.

Viktima ishte 39-vjeçar.

Nga Policia kanë njoftuar se në mesin e 17 të lënduarve, 14 ishin gra.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

Ndryshe, krijimi i Policisë së kryeqytetit u përmend më herët të shtunën edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, ngjarja e mbrëmshme “e shtron shumëfish” nevojën e zbatimit të këtij hapi.

Haradinaj: Incidenti i mbrëmshëm shtron nevojën e krijimit të Policisë së Kryeqytetit

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika