Nisin hetime ndaj shtetasit të Shqipërisë për deklarim të rrejshëm në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetim ndaj një të dyshuari, shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet se deklaroi rrejshëm se më 14 janar ishte shtënë me armë në drejtim të tij

Policia e Kosovës njoftoi se ka iniciuar rast për kallëzim të rremë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, pasi kishte deklaruar rrejshëm se më 14 janar ishte shtënë me armë në drejtim të tij.

Në raportin ditor bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në Gjakovë në prani të avokatit më 11 shkurt, e me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet si “lajmërim apo kallëzim i rremë”.

“Pas hetimeve të zhvilluara dhe mbledhjes së provave i dyshuari shtetas i Shqipërisë, me 11.02.2025 është intervistuar në prani të avokatit lidhur me veprën penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’, pasi i njëjti kishte deklaruar rrejshëm se me datën e cekur në drejtim të tij ishte shtënë me armë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika